Dragash, 01 maj 2022 – Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar Bajramin, duke u lutur që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tona dhe agjërimin i cili përfundoi sot.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, kudo që jeni, në vendlindje, në Kosovë apo në mërgatë, nesër është dita e parë e Fitër Bajramit, andaj më lejoni që në cilësinë e Kryetarit të Komunës t’ju uroj festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që kjo ditë e bekuar t’ju gjej në paqe, harmoni dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin. I lutem të Madhit Zot që të ketë pranuar agjërimin dhe lutjet tona që i kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit”, thuhet në urimin e kryetarit Xheladini, të cilin e ka përcjellë me një foto madhështore të xhamisë së fshatit Bresanë.
Kryetari, Bexhet Xheladini, uron Fitër Bajramin
POSTIMI PARAPRAKKF “Opoja” kampione e ligës së tretë!
POSTIMI I RADHËSSHFMU “Fetah Sylejmani” sot shënoi 74-vjetorin e themelimit!