Prizren, 27 shkurt 2015 – Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, në një prononcim për media ka kritikuar Prokurorinë në këtë qytet për mostrajtim të duhur të rasteve kriminale. Ai ka thënë se Prokuroria po i lëshon me procedurë të rregullt recidivistët kriminalë, të cilët po i arreston policia. Sipas tij, lëshimi me procedurë të rregullt të personave që dyshohen për vepra penale, po e luhatë besimin e qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës, raporton TV Prizreni. “Ne po i arrestojmë personat që dyshohen për vepra penale, kurse Prokuroria i trajton me procedurë të rregullt dhe po i lë të lirë. Pastaj, qytetarët po mendojnë se ne po i lirojmë. Nuk është normale që një person, i cili dhjetëra herë ka kryer vjedhje, të trajtohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Krasniqi, duke u zotuar se, përkundër këtyre shqetësimeve, policia vijon t’i kryej obligimet e veta ligjore. Kreu i policisë rajonale në Prizren i ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, në mënyrë që të parandalohen të gjitha veprimet kriminale.
Krasniqi: “Ne i arrestojmë hajnat, Prokuroria i liron”
POSTIMI PARAPRAKNjë Selfi interesante nga Albulena Ukaj!
POSTIMI I RADHËSShkon në hotel me tre femra – Del i plaçkitur!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.