Komuna e Rahovecit shembull për transparencë!

Komuna e Rahovecit shembull për transparencë!

Rahovec 26 shkurt 2022 – Në trajnimin me temën “Hartimi i Koncept-Dokumenteve, Memorandumeve Shpjeguese dhe Organizimi i Procesit të Konsultimit me Publikun”, Instituti i Kosovës për Administratë Publike dhe Zyra për Qeverisje të Mirë, e kanë marrë shembull Komunën e Rahovecit për transparencë, konsultime publike dhe publikim të dokumenteve zyrtare. Sipas të dhënave që janë publikuar nga ky institut, Komuna e Rahovecit del e para në të gjitha matjet që ndërlidhen me transparencën institucionale gjatë vitit 2021.
Ky fakt e ka gëzuar kreun e kësaj komune, Smajl Latifin, i cili ka thënë se ky sukses vjen si rezultat i angazhimit të madh të stafit politik dhe administrativ. “Këto rezultate më gëzojnë shumë dhe më inkurajojnë për më shumë angazhim. Pa dyshim që transparenca e llogaridhënia nuk janë asnjëherë të mjaftueshme. Prandaj, përkundër progresit tonë të madh në këta sektorë, ne do ta vazhdojmë përsosjen e mekanizmave institucionalë për të garantuar mirinformim dhe bashkëqeverisje me qytetarët, duke qenë transparent dhe bashkëpunues”, ka thënë Latifi.