Prishtinë, 27 tetor 2014 – Gazetari, Milot Hasimja, i cili sot u plagosë me thikë nga Sovran Syla, është shprehur se një video e para 4 vjetësh, të cilën e kanë kopjuar dhe shpërndarë disa kanale në YouTube, nuk mund të jetë aq denigruese, sa për të rezultuar me këtë që i ndodhi sot.
Hasimja, fillimisht pati shprehur dyshime, nëse e njeh sulmuesin, por më vonë, me që e ka edhe “frends” në Facebook, pohoi se e njeh këtë person, nga i cili nuk priste ta bënte një veprim të tillë. Që të dy i lidh një tregim që Hasimja e kishte bërë kohë më parë. Këtë e pohoi sot para kamerave edhe sulmuesi, Sovran Syla. “Miloti ka pas faj… Shkak i sulmit është njëfar video”, ka pohuar shkurt Syla, teksa po arrestohej nga policia. Në këtë video, që si temë kryesore ka një person që pretendon se ka zbuluar një bar, më të mirë se sa Viagra, shfaqet edhe prononcim i Sylës. Por, kjo video nuk është e ngarkuar në kanalin e Klan Kosovës, në YouTube.
Për ta shikuar Videon, kliko KËTU!