Kështu e shpreh dhimbjen për Daut Rakipin, poeti Bedri Halimi!

Kështu e shpreh dhimbjen për Daut Rakipin, poeti Bedri Halimi!

Dragash, 17 shtator 2014 – Pasi e ka dëgjuar lajmin për vdekjen e luftëtarit opojan, Daut Rakipit, shkrimtari, veprimtari dhe bashkëluftëtari i tij, Bedri Halimi, i ka thurur një poezi çasti (Akrostik).
Në prononcimin për Radio SHARRI-n, Halimi tha se ishte shokuar me këtë lajm, por që ndihej i vetëdijshëm se, një ditë të gjithë do të vdesim. “Ne, luftëtarët, çdo ditë që e jetojmë, e kemi peshqesh nga perëndia, sepse jetën tonë ia kishim falur Kosovës, që kur rrokëm armët dhe i dolëm në mbrojtje atdheut. Prandaj, e dimë se një ditë, gjithsesi do të vdesim”, tha Halimi, i cili na e dërgoi edhe poezinë për botim.

 

 

 

DAUT RAKIPI

(Akrostik)

Drejt dritës fluturove
Atdheu kur ish’ në robëri
UÇK-së iu bashkove
Të luftoje për liri

Retë e zeza për t’i shpërndarë
Armën mbajte me trimëri
Krah për krah me bashkëluftarë
I përkrahe me besnikëri
Pranverën e sollët me yjet – fanar
Ishe dhe mbete shembull, o njeri