Prishtinë, 07 tetor 2015 – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të gjykatës, e cila i ka dënuar me nga 150 euro aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët hodhën vezë në drejtim të tij, teksa po mbante një fjalim në Podujevë.
Në profilin e tij, në Facebook, Mustafa ka shkruar se gjykatat tona e kanë ulur çmimin e jetës së kryeministrit të vendit dhe kjo e motivon secilin që të hedhë, jo vetëm vezë por edhe mjete tjera të forta në drejtim të tij. Madje, edhe plumba. “Të nderuar veprimtarë të VV-së dhe përkrahës nga AAK-ja e Nisma, ju ftoj që ta sulmoni kryeministrin e Republikës së Kosovës me vezë, me gurë, me yje të metalit, me plumba, me çfarë të doni! Mund ta dëmtoni, mund ta verbëroni, mundeni edhe t’ia merrni jetën. Ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Ju siguroj se gjykatat tona nuk do t’ju dënojnë. Ato e kanë ulë çmimin e jetës dhe sigurisë së kryeministrit. Sepse, ato janë aleatët tuaj. Çmimi më i lartë që do të paguani për jetën e kryeministrit, është 150 euro. Për më tepër, ky çmim është veresie sepse gjykata ju pret, kurse ju mund të ankoheni. Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë”, ka shkruar Mustafa në Facebook, i zhgënjyer me vendimin e gjykatës ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes.
Te nderuar veprimtarë të VV dhe përkrahës nga AAK dhe NismaUnë ju ftoj ta sulmoni Kryeministrin e Republikës së Kosov…
Posted by Isa Mustafa on 2015-10-07