Dragash, 28 prill 2015 – Dy javë pas incidentit që ndodhi në zyrën e drejtorit të Administratës komunale dhe Personelit në Dragash, kryetari i Komunës – Salim Jenuzi, foli publikisht sot, duke e cilësuar këtë përleshje fizike, si sulm fizik ndaj drejtorit – Avni Nebiu.
Ky reagim i tij erdhi në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës, pasi u akuzua nga pararendësi i tij, Halim Shemsidini, i cili tani është këshilltar në Kuvendin e Komunës nga opozita. Ai e akuzoi Jenuzin që e ka lënë pa punë, sikurse shumë kolegë të tij. “Është turp për atë që keni bërë me një veteran të luftës. Nuk janë të gjithë tutsa sikurse unë që po hesht”, i tha Jenuzit këshilltari i LDK-së, Halim Shemsidini.
Në reagimin e tij, kryetari Jenuzi tha se askush nuk mund ta respektoj një veteranë, më shumë seç do ta respektonte një bashkëluftëtar i tij. Por, siç tha Jenuzi, ai rast ka qenë sulm ndaj personit zyrtar në vendin e tij të punës. “Nuk mund të thoni se janë rrahur qytetarët, por ka qene tentim për sulm ndaj kryetarit. E kur nuk e ka gjetur kryetarin, ai e ka sulmuar drejtorin e Administratës. Ju të LDK-së mund të thoni çfarë të doni, sepse jeni në zgjedhje partiake. Por, nuk është e hijshme të bëni të tilla deklarata. Ju nuk mund ta mbroni një veteran, më shumë se ata që janë vetë veteranë. Nëse ti vjen të më godasësh mua në zyrë, unë ty do të godasë pesë herë. Mos prit të qëndroj duarkryq”, ka thënë Jenuzi, i cili u ndërpre shpesh nga Shemsidini. Në një rast, ky i fundit i tha se veterani ishte përgjakur në atë përleshje. “Po, ishte i përgjakur… Edhe ti, po të vije, do të përgjakeshe”, iu përgjigj Jenuzi.
Jenuzi: “Edhe ti do të përgjakeshe, po të na sulmoje”!
POSTIMI PARAPRAKKuvendi i Dragashit kërkon mbrojtjen e ambientit me ligj!
POSTIMI I RADHËSDitëlind Reshiti, mjeshtri i golave!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.