Prizren, 16 dhjetor 2021 – I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, sot vizitoi kompaninë “Eko Regjioni” në Prizren, ku ka dorëzuar një buldozer për deponinë në komunën e Dragashit. “Ky është kontigjenti i dytë i Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social, i nënshkruar në shkurt të vitit 2019, i cili kap shumën prej 2.04 milionë euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, Japoni – Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Ambasadës së Japonisë në Kosovë.
Përpos Burim Shalës, Kryeshef Ekzekutiv i kompanisë “Eko Regjioni”, Hysen Durmishit, Zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, si dhe menaxheri i Njësisë së “Eko Regjionit” në Dragash, Sali Shala.
Japonia dhuron një buldozer për deponinë e Dragashit
POSTIMI PARAPRAKHidroregjioni Jugor shpërblen 50 konsumatorë të përgjegjshëm
POSTIMI I RADHËSKQZ vulos rezultatin për Dragash – Bexhet Xheladini është fitues