Prishtinë, 22 korrik 2015 – Në mbështetje të Rregullores për Gradimin e Pagave të Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (MKRS), me një vendim të veçantë, e nderoi Ismet Bogujevcin, solist i njohur i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, me titullin “Doajen i Ansamblit”.
Në ceremoninë që u zhvillua për këtë rast, ministri Kujtim Shala e përgëzoi Bogujevcin për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër vite në fushën e artit dhe të kulturës në Kosovë. Shala u shpreh se MKRS-ja do të vazhdojë të mbështesë artisët e Kosovës, duke krijuar lehtësira për veprimtarinë e tyre dhe njëherësh duke nxitur promovimin, afirmimin dhe mbrojtjen e vlerave të tyre kulturore dhe artistike. Ndërkaq, doajeni Bogujevci e falënderoi ministrin Shala për pritjen, vlerësimet dhe nderimin. “Kjo mirënjohje është një nxitje për të vazhduar edhe më tej me punë, për të kultivuar artin e muzikës”, tha Bogujevci.
Ismet Bogujevci nderohet me titullin “Doajen i Ansamblit”
POSTIMI PARAPRAKPrizreni u freskua për një çast, por… (Video)
POSTIMI I RADHËSVazhdojnë përpjekjet për lidhjen, Dragash – Borje
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.