Lisabonë, 23 nëntor 2014 – Një javë pas shpërthimit të skandalit për korrupsion, në lidhje me dhënien e vizave për të pasurit e huaj, Portugalia është goditur nga një çështje tjetër politiko-financiare, me arrestimin e ish-kryeministrit socialist, Jose Socrates.
Jose Socrates, 57 vjeç, i cili drejtoi vendin, nga viti 2005 deri në vitin 2011, u arrestua mbrëmë, pasi mbërriti në aeroportin e Lisbonës, nga një vizitë që kishte bërë në Paris, në kuadër të një hetimi për mashtrim fiskal, pastrim parash dhe korrupsion. Socrates është figura e parë politike në Portugali, i cili po përballet me një fat të këtillë, në cilësinë e të akuzuarit për keqpërdorim gjatë kohës sa mbante postin e kryeministrit të vendit. Ai do të dalë para gjykatës, bashkë me tre të dyshuarit e tjerë që një ditë më parë u dërguan para drejtësisë.
Portugezet a mose kan ndonje pun tjeter me ba a per kete arsye jan me mbrapa se te tjeret