Dragash, 26 janar 2014 – Treva e Gorës, në komunën e Dragashit, duket se po i rikthehet traditës së dikurshme, duke u marrë me blegtori. Kjo trevë dikur njihej për nga numri i madh i deleve dhe lopëve, por që rrethanat ndikuan në zvogëlimin e tyre.
Kjo trevë ka numëruar mbi 12 mijë krerë dele dhe mbi 5 mijë krerë gjedhësh, ku numrin më të madh e kanë pasur fshatrat Brod dhe Restelicë. Por, emigrimi i pandërprerë i popullatës, ka bërë që ky numër të bie vazhdimisht.
Sipas fermerëve të kësaj ane, sot ka filluar stimulimi i kësaj veprimtarie nga Ministria e Bujqësisë, prandaj banorët sikur i janë kthyer kësaj dege ekonomike, e cila ruan në vete traditën historike të produkteve bujqësore nga kjo anë. “Të ndodhur në pozitë të favorshme gjeografike, për tu marrë me blegtori, banorët e fshatit Brod, pas më shumë se 20 vjetësh kanë filluar ta shtojnë numrin e krerëve të bagëtive”, i ka thënë RTK-së, Shaban Shokar, duke pohuar se familja e tij tani po i rikthehet traditës.
Usmen Ballxhi, zv.ministër i Arsimit, i cili është nga po ky fshat i Gorës, i ka pohuar RTK-së se rikthimin e banorëve të fshatit të tij në namin që kishte dikur, po e bëjnë subvencionet nga Ministria e Bujqësisë. Këtë e pohojnë edhe fermerët e vegjël nga ky fshat, të cilët shprehën të interesuar për rritjen e numrit të bagëtive, po që se stimulohen nga Qeveria. Aktualisht, fshati Brod numëron rreth 1200 copë dele dhe një numër simbolik të gjedhëve, ndonëse kullotat në këto anë janë të bollshme.
Goranët po i kthehen traditës – Rrisin numrin e bagëtive
POSTIMI PARAPRAKAdem Hoxha: “Ja pse votuam kundër drejtorive të reja”
POSTIMI I RADHËSArrestohet opojani, i dyshuar për prostitucion (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.