Prishtinë, 27 qershor 2019 – Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror, në tërësi, si jolegjitim dhe në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Pas këtij vendimi, bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Shpend Ahmeti, paralajmëroi tërheqjen nga ky delegacion, duke thënë se Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij. “Nga sot, anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë së shërbyeri në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion, me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenëse ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurrfarë rëndësie ligjore”, tha Ahmeti, duke paralajmëruar se, që nesër, do t’i dorëzojnë në Kuvend dorëheqjet nga Delegacioni.
Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitim Delegacionin… Shpend Ahmeti dorëhiqet!
POSTIMI PARAPRAKGranit Rifaj pranon fajësinë – Dënohet me 100 euro gjobë!
POSTIMI I RADHËSKomuna investon në një rrugë – Dikush po ankohet!