Dragash, 02 prill 2015 – Skiatorët treguan garë mahnitëse në kupën “Arxhena”, e cila u zhvillua sot në fshatin Brod të Dragashit, në disiplinën e sllallomit të madh, ku morën pjesë 76 skiatorë e skiatore nga të gjitha kategoritë, duke filluar nga yllkat dhe fatosat, gjerë tek senioret dhe seniorët.
Bora që ra mbrëmë, sikur ishte porositur për garën e sotme, e cila u zhvillua në frymë sportive dhe në një mot tejet të bukur. Këtë e konfirmoi edhe kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Hajrush Demaj, duke shtuar se një atmosferë e tillë, rrallëherë shijohet. “Ishte mot i mirë, borë kishte mjaftë në gjithë shtegun përgjatë 900 metrash, me 35 porta. Lum ata që patën rastin ta shijojnë këtë garë, e cila rrallëherë mbretëron si e tillë”, tha Demaj.
Rezultatet në këtë garë:
Yllkat I: Enxhi Sefa (Peja) – 56,67
Fatosat I: Klos Vokshi (Pashtriku) 54,24
Yllkat II: Era Deva (Prishtina) 55,57
Fatosat II: Drin Kokaj (Prishtina) 49,33
Pionieret e reja: Elba Kokaj (Prishtina) 56,48
Pionierët e rinj: Dhurim Zhuri (Pashtriku) 51,24
Pionieret e vjetra: Rita Karaxhaa (Prishtina) 55,19
Pionerët e vjetër: Arbi Pupovci (Alpi) 47,46
Junioret e reja: Adea Kollqaku (Rusolia) 51,12
Juniorët e rinj: Gentrit Bajrami (Prishtina) 48,45
Junioret e vjetra: Rita Idrizi (Trepça) 52,43
Juniorët e vjetër: Eron Burri (Alpi) 45,77
Seniorët: Venesa Gjurkaj (Peja) 51,61
Dardan Pupovci (Alpi) 48,09.