Stamboll, 11 dhjetor 2013 – Futbollistët e Galatasarayt e fituan sot pjesën e mbetur të ndeshjes me Juventusin, duke e siguruar kështu kalimin në fazën e dytë të Ligës së kampionëve. Ekipi turk ka triumfuar me rezultatin minimal 1:0, falë golit vendimtarë që shënoi, Wesley Sneijder, në minutën e 85-të të ndeshjes. Ndeshja kishte vazhduar nga minuta 31-të, aty ku u ndërpre të martën mbrëma, për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
As sot nuk u luajt në terren të përshtatshëm, pasi që fusha e stadiumit “Telekom Arena”, në Stamboll, ishte e mbuluar me baltë. Megjithatë turqit u treguan më të shkathët në këtë terren dhe e fituan ndeshjen, e cila i radhiti në vendin e dytë të Grupit B, si dhe iu mundësoi kalimin në fazën tjetër të garave të Ligës së Kampionëve.
Galatasaray e mposhti Juventusin – Stambolli gumëzhinë!
POSTIMI PARAPRAKMediat private serbe reagojnë – RTS na e ndau Kosovën!
POSTIMI I RADHËSKërkohet hetim nga Qeveria, për keqpërdorim të kondomëve!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.