Paris, 25 nëntor 2014 – Një femër që flet gjuhën sllave, por që nuk mund të dihet nëse është serbe apo i përketë ndonjë kombi tjetër, duket e disponuar në automjetin e saj, teksa dëgjon një këngë në shqip. Ajo e shoqëron me disponim këtë këngë, duke kënduar edhe vet me zë të lart. Madje, ajo e nxit edhe bashkëudhëtarin e saj që të këndojë, por ky i fundit duket se nuk e njeh gjuhën shqipe.
Kjo video po bën xhiro në YouTube dhe në rrjetet sociale, duke i bërë kureshtarë, jo vetëm shqiptarët, por edhe pjesëtarët e komuniteteve tjera.
Ajo që merret vesh nga biseda e saj me bashëudhëtarin, është se ngjarja ka ndodhur në Paris dhe se kjo femër është këngëtare që këndon nëpër klubet që frekuentohen nga emigrantët nga shtetet e ish-Jugosllavisë.
• Shiko VIDEO