Dragash, 22 tetor 2016 – Sot filluan punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në Dragash, i cili shesh pritet të bëhet pjesa më e bukur e kësaj qyteze jugore të Kosovës.
Ndërtimi i këtij sheshi, i cili shtrihet përpara Radio Sharrit, u iniciua nga OVL e UÇK-së në Dragash dhe mori mbështetje të fuqishme nga kryetari o Komunës, Salim Jenuzi.
• Foto: Redaksia