Fillet e futbollit në Shqipëri!

federata shqiptare futbollPërgatiti: Jona DERVISHI


• Futbolli nëShqipëri nisi pas dekadës së parë të shekullit të XX-të, kur u shfaqen gjurmët e para të dëshirës për të luajtur futboll. Nga viti 1905 deri më 1908,ishte përpjekja e “djelmënisë” shkodrane për të lozur futboll, me lojën e tyre që e quajtën “Topkëmbë”. Ata krijonin një top, dukei mbështjellë leckate mbledhura me një stof të trashë, duke u kujdesur që “vepra” e tyre ta ruante formën e rrumbullakët. Një anglez, i quajtur Ruter, i cili e vizitoi Shkodrën më 1908, u ndal në kolegjin saverian. Orientimi fetar dhe ai futbollistik dukeshin se plotësonin për rininë e asaj kohe mjaft mirë njeri-tjetrin. Pas disa përpjekjeve spontane u krijua skuadra e parë në Shkodër me emrin “Indipendenca”, e cila luajti të parin takim të saj ndërkombëtar, të cilin e humbi me rezultatin 1:2, ndaj një skuadre të ushtrisë austriake që në atë kohë ndodhej në Shkodër.
Ishte vjeshta e vitit 1913, kur futbolli në Shkodër mori zhvillimi të vrullshëm. Madje nisi të shtrihej edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, aty ku shprehej dëshira për zhvillimin e kësaj gare. Kjo çoi që më 16 shkurt 1919 të themelohej njëlloj bashkimi i shoqërive të këtij sport, me emrat “Mustafa Pasha” e “Vaso Pasha”, të shoqërisë “Vllaznia”, që kishte si synim integrimin, jo vetëm sportiv të rinisë por edhe në fushën letrare, kulturore, teatrit, muzikës dhe gjimnastikës.
Në Vlorë, më 1918, gjatë luftës së parë botërore, skuadra vlonjate luajti miqësore me një ekip marinarësh italianë. Në Tiranë, sikurse edhe në Elbasan, Durrës, Korçë dhe Delvinë, do të ndjeheshin efektet e formimit të skuadrave. Ndeshja e parë e futbollit në Tiranë do të vijë në pranverën e vitit 1920. Luhet pikërisht në vendin ku ndodhet sot stadiumi “Qemal Stafa” me një skuadër austro – hungareze. Më 15 gusht 1920 u themelua në Tiranë shoqëria “Agimi”, e cila vetëm një muaj më vonë, në fushën e “Shallvares” zhvilloi një takim me ekipin “Juventus” të Shkodrës që krijoi një atmosferë fantastike. Mysafirët fituan 3:1 dhe një fitore tjetër 2:1. Ata e përsërisin edhe më 28 nëntor, në 8-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqëria “Agimi” do të merrte emrin “Tirana”, më 1927 edhe pse klika e kohës nuk dëshironte tubime dhe organizime masive. Ndeshjet e para “Tirana” i luajti me “Lulëzimin” e Durrësit, “Adriatikun” e Kavajës, Tomorin e “Beratit” etj. Gjatë viteve 1920-1922 u zhvilluan shumë ndeshje nga “Vllaznia” me skuadrat e tjera, madje shkodranët shkuan deri në Cetinë të Jugosllavisë së asaj kohe për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Leave a Reply