Prizren, 28 nëntor 2013 – Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë sot mbështetje kreut të Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, i cili kohë më parë ka lidhur koalicion me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun, për balotazhin e së dielës.
Berisha dhe Kryeziu, tashmë po garojnë bashkë, përballë kryetarit aktual të Prizrenit, nga radhët e PDK-së, Ramadan Muja.
Limaj ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit që të qëndrojnë me Berishën, duke i garantuar ata se, vetëm kështu do të veprojnë më së miri për ardhmërinë e tyre. “Zafiri ka punuar dhe ka ecur në rrugën e dëshmorëve. Ai, për asnjë moment nuk ju ka lënë vetëm. Prandaj, qëndroni mbrapa njeriut tuaj. Shkoni mbrapa Zafirit, sepse do t’ju bie më mirë të gjithëve. Ka ardhur koha që Prizreni ta ketë njeriun e vetë në krye të qeverisjes. Unë do të qëndrojë afër Zafirit, ashtu siç ka qëndruar ai afër meje, në kohërat më të vështira”, tha Lima, duke paralajmëruar se, nga 1 dhjetori, do t’i vazhdojë angazhimet e tij politike, bashkë me Zafir Berishën. “Më 1 dhjetor, fillon rrugëtimi ynë i përbashkët. Nga këtu e paralajmërojmë edhe Prishtinën, se ne po vijmë”, ka thënë Limaj. Ndërkaq, kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, tha se angazhimi dhe sakrifica e dëshmorëve ka ardhur në pikëpyetje, për shkak të, siç tha, keqqeverisjes dhe korrupsionit në Kosovë. “Bashkimi Demokratik doli forca më serioze në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ne kemi motiv për ta ndryshuar gjendjen e keqe në Prizren dhe në gjithë Kosovën, e cila ka ardhur si rezultat i korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit”, tha Berisha.
Fatmir Limaj, në Prizren kërkon vota për Eqrem Kryeziun!
POSTIMI PARAPRAKArmët kimike të Sirisë, do të shkatërrohen në det!
POSTIMI I RADHËSFlamuri kombëtar shqiptar, realizohet edhe në flokë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.