Roterdam, 21 maj 2021 – Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision 2021”, Anxhela Peristeri është kualifikuar e para për në finalen e madhe që po zhvillohet në Roterdam. Pas përfundimit të natës së dytë gjysmëfinale, ajo ka thënë nuk ka fjalë për ta përshkruar ndjenjën kur u kuptua se ia doli. “Ishte mahnitëse, sepse isha e para dhe nuk e prisja këtë. I dua të gjithë shqiptarët që më votuan, të gjithë shtetet europiane! Jam shumë mirënjohëse! Ndihem e lumtur, sepse Shqipëria e meriton! Jemi një vend i vogël, por kemi artistë shumë të mirë. Të gjithë duhet ta njohin vendin tonë dhe muzikën tonë”, ka thënë Peristeri.
Nga ana tjetër, Paul Jordan, ekspert i festivalit, citohet të ketë thënë se ka shumë gjasa që Shqipëria të fitojë në këtë edicion, ndonëse asgjë nuk mund të parashikohet në formatin e sivjetmë. “Është e vështirë të parashikohet sepse është një vit i hapur. Nuk ka një fitues të jashtëzakonshëm. Do të jetë interesante që të shohim se për kë do të votojë juria, në krahasim me publikun. Në të vërtetë është konkursi i të gjithëve. Dhe, kjo është arsyeja pse unë mendoj që është kaq i paparashikueshëm. Mund të jetë një vend që merr 6 ose 7 pikë gjatë gjithë festivalit dhe pastaj përfundon fitues”, tha ai.
Finalja e festivalit europian të këngës do të mbahet të shtunën, më 22 maj.
Eurovision: Shqipëria në finale – Ka gjasa edhe të fitojë!
POSTIMI PARAPRAKDigjet qumështorja “Afioni” – Dëmi rreth 50 mijë euro!
POSTIMI I RADHËSDragashi s’ka më vaksina kundër Covid-19