Dy granata dore, me biçikletë ia çon policisë!

Dy granata dore, me biçikletë ia çon policisë!

Prizren, 17 tetor 2016 – Një qytetar nga Prizreni kishte vendosur që dy granata dore, të cilat kishin qëndruar në podrumin e shtëpisë së tij që nga viti 1985, t’i dërgonte në Stacionin Policor të Prizrenit. Ai i kishte futur ato në një trastë dhe me biçikletë i kishte sjellë në Stacion. “Me t’u informuar me rrethanat e rastit, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve, duke e njoftuar edhe Njësitin Kundër Mjeteve Eksploduese të FSK-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke apeluar tek qytetarët, të cilët hasin në mjete të dyshimta, që të njëjtat assesi mos t’i prekin por ta njoftojnë policinë.

Leave a Reply