Dragash, 17 nëntor 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive, prej tyre pesë raste janë regjistruar në komunën e Dragashit.
Fatkeqësisht, brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes, prej të cilave një 76-vjeçar nga Dragashi, thuhet në raportin e sotëm të IKSHPK-së.