Dragash, 30 korrik 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 480 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 258 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 7 raste, saktësisht në fshatin Bresanë – 3, Kuk – 2, Brezne – 1 dhe në Bellobrad – 1 rast.
Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 6 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 22 persona të shëruar, ndërkohë 18 rate të tjera mbesin aktive, nga 46 sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus. Në gjithë vendin, totali i rasteve pozitive është 8.104 raste, të shëruara 4.463 raste ndërsa me fatalitet kanë përfunduar 212, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 36.050.
C-19: Në Kosovë 258 raste të reja – Në Dragash 7 raste!
POSTIMI PARAPRAKC-19: Sot në Kosovë 224 raste të reja – Në Dragash 5 raste!
POSTIMI I RADHËSPezullohet falja e Kurban Bajramit në xhamitë e Kosovës (Video)