Biblioteka Kombëtare nderon Ukshin Hotin – Reagon e bija, Erleta!


ukshin hoti mirenjohjePrishtinë, 25 nëntor 2014 – Për kontributin e veçantë në historinë e mendimit politik shqiptar, në 70 vjetorin e Bibiliotekës Kombëtare Univeristare të Kosovës (BKUK), ky institucion i ka ndarë mirënjohje kolosit dhe patriotit, Ukshin Hoti, i cili është i zhdukur që nga viti 1999. Mirënjohjen e ka pranuar nga drejtori i Bibliotekës, Bedri Zyberaj, i biri i Ukshin Hotit, Andini. Por, e bija e patriotit Ukshin Hoti, Erleta, ka reaguar ashpër për faktin se familja e saj nuk është njoftuar për këtë ngjarje dhe as që është ftuar të marrë pjesë. “Unë nuk kam qenë e njoftuar për këtë ngjarje, të cilën e kam kuptuar nga mediat, sikurse që i marr vesh edhe shumicën e ngjarjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me babin tim. Për këtë ngjarja, ata thonë se ishte i njoftuar vëllai, Andini, e që ky i fundit është dashur të na njoftoj edhe ne. Por, unë them se ftesat janë erleta ukshin hotipërgjegjësi e institucioneve, meqë unë dhe vëllai jemi dy familje të ndara dhe jemi mbi moshen 18 vjeçe. Këtë e dinë edhe organizatorët dhe, nuk është dashur të trajtohet kjo çështje, sikur të kishim të bënim me një dasëm, ku ftohet vetëm një përfaqësues i familjes dhe ai më pas i njofton të tjerët”, ka thënë për Radio SHARRI-n, Erleta, duke shprehur keqardhje që po e shpreh këtë mllef, në vend se të ndihej krenare për ngjarjet e tilla që e vlerësojnë figurën e babait të saj. “E njejta gjë ka ndodhur edhe me rastin e përurimit të UPZ-së që u emërtua me emrin e babait tim. E njëjta gjë ndodhi edhe me rastin e ndërtimit të shtëpisë muze të babait. Për të gjitha këto ngjarje po njoftohem nga lajmet, pasi askund nuk ftohem”, ka thënë me dëshpërim Erleta, e bija nga martesa e parë e veprimtarit, Ukshin Hoti.


 

  1. A E DINI QE KA TE DREJTE ERLETA??
    EDHENE MONIZEM BEHEJ KESHTU THIRREJ DIUKUSH NGA SHTEPJ A QE KISHTE MERITA PERSONALE TE DOMOSDOSHME,POR NUK THIRREJ BASHKSHORTJA APO MOTRA E TJETRIT QE I TAKONTE DHE ASNJRI NUK MUND TE FLISTE SESPE TE VININ ETIKEN I PAKANAQURE.
    POR SOTE JEMI NE DEOKRACI,EDHE PSE BEHEN PADREJTSI,POLI FLITET PA FRIKE.
    KUR TE ZBRESIN NGA KALIE KUPTON GABIMIN POR U BEN 20 VJET DHE TI SK ME MUNDESI TE KORIGJOSH.
    KA HYPUR TJETER KUSH NE KALI.
    E SOTE PSE TE MOS THIRREN FAMILJARET E NJ PERSONALITETI TE SHOQUAR JO VETEM PER KOSOVEN POR PER KOMBINE MBARE.
    PERSHENDESIM BIBLOTEKEN KOMBETAR PER RESPEKTIN DHE NDERIN QE U BENE PATRIOTVE E INTELEKTUALVE TE SHQUAR SI ESHT I MADHI UKSHIN HOTI.

Leave a Reply