Dragash, 01 prill 2022 – Me rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar të gjithë besimtarët islam, duke iu dëshiruar që sa më shuë të reflektojnë në solidaritet mes njëri-tjetrit. “Më lejoni t’ju shpreh urimet e mija më të sinqerta të gjithë qytetarëve të komunës së Dragashit dhe të mërgatës. Muaji i Ramazanit është rasti më i mirë për t’u bërë të gjithë bashkë, sidomos tani, kur bota po përjeton një periudhë luftërash e një periudhë krize të madhe ekonomike dhe financiare. Është rasti më i mirë për ta ndihmuar njëri-tjetrin, rasti më i mirë për të hequr nga vetja urrejtjen dhe për ta shtuar dashurinë ndaj njëri-tjetrit. Zoti i do krijesat e veta, prandaj, as ne s’kemi pse sillemi ndryshe nga vullneti i Tij. Të dashur besimtarë, muaji i Ramazanit, gjithashtu na bënë të reflektojmë dhe të mendojmë më shumë për të varfrit e sidomos për ata që e kanë problem sigurimin e ekzistencës. Hapni zemrat ju lutem dhe, ju që keni mundësi, ndihmoni ata. Të dashur besimtarë, urime edhe një herë muaji i shenjtë i Ramazanit. Paçi agjërim të lehtë dhe të pranueshëm”, thuhet në urimin e kryetarit, Bexhet Xheladini.