Elbasan, 06 tetor 2015 – Ismail Morina, i njohur me nofkën “Ballisti”, përmes një videoje e ka konfirmuar praninë e tij në “Elbasan Arena”, për të parë ndeshjen e Shqipërisë përballë ekipit kombëtar të Serbisë, e cila zhvillohet të enjten. Në video, Ballisti tregon edhe biletën e tij që e ka siguruar për këtë ndeshje.
Ndërkohë, tifozët e kombëtares sonë ai i porosit që këtë ndeshje ta marrin me sportivitet dhe të mos provokojnë situatën. Megjithatë, vetë Ballisti tregon se do ta provokoj me stil kryeministrin serb!
• Shiko pamjet – VIDEO