Dragash, 25 prill 2015 – Një pjesëtar i policisë së Dragashit ka mbetur i lënduar, teksa po patrullonte në trafik, tek udhëkryqi “Tyrbja e Plavës”, në trevën e Opojës. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, kur polici kishte tentuar ta ndalonte një automjet me targa të Beogradit dhe papritmas i njëjti e ka rrëzuar policin në tokë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është shpënë me urgjencë në QKMF-në e Dragashit, ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është shpënë drejt Qendrës Spitalore në Prizren. “Rreth orës 12:00, në emergjencën tonë është sjellë me automjet të policisë një pacient, i cili ishte lënduar në trafik. Lëndime më serioze kishte në njërën këmbë, si dhe në shpinë. Ne i dhamë ndihmën e parë dhe me autoambulancë e kemi shpënë në spitalin e Prizrenit”, tha për Radio Sharrin, mjeku kujdestar në QKMF-në e Dragashit, Shaip Neziri.
Një burim nga policia i tha Radio Sharrit se automjeti, i cili e ka aksidentuar policin, kishte tabela të Beogradit dhe i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. “Drejtuesi i automjetit që mbante targa të Beogradit, ka ikur nga vendi i ngjarjes”, tha ky burim, duke shtuar se ai është i njohur për policinë.
Automjeti me targa të Beogradit, aksidenton policin e Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKPolicia e Shqipërisë do të ketë uniforma të reja!
POSTIMI I RADHËSMolla – Dietë e sigurt për ta lënë duhanin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.