Artistja që përloti familjen Jashari dhe publikun (Video)

Artistja që përloti familjen Jashari dhe publikun (Video)

Skenderaj, 09 mars 2018 – Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, mbi skenën madhështore që ishte ngritur për ta shënuar Epopenë e UÇK-së, në mesin e artistëve më të mëdhenj të estradës shqiptare, u shfaq edhe artistja drenicase, Emine Imeri, e cila, jo vetëm që mori duartrokitje frenetike nga publiku, teksa interpretoi monologun “Rrëfimi i dëshmitares”, dedikuar Besarta Hamëz Jasharit, të mbijetuarës së Jasharajve, por u komentua dhe vazhdon të komentohet ende për interpretimin e mrekullueshëm, i cili përloti edhe familjarët e legjendarit por edhe publikun e pranishëm, Madje edhe ata që e shikojnë në Youtube, thonë se po iu rrëqethet trupi.
Zëri i saj i fuqishëm, fjalët plot dhimbje e krenari, mesazhet e pafundme për një Kosovë të bashkuar, amanetet e të parëve dhe lotët që pikuan mbi atë skenë, bëri që bacë Rifati të ngritët në këmbë dhe ta duartrokasë me lot në sy, në shenjë falënderimi ndaj artistes. Me lot në sy e duartrokiti edhe djali i dëshmorit, Hamëz Jasharit, kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, teksa e përcillte me vëmendje interpretimin e poetes, Emine Imeri. “Këtë monolog ia dhurova Besartës, Drenicës dhe gjithë shqiptarëve kudo në botë. Prandaj e bëra edhe me videoklip dhe e publikova pikërisht më 7 Mars, datë kjo kur kishe mbijetuar Besarta nga masakra që iu bë familjes së saj. Unë Besartën e quaj heroinë e gjallë”, tha për redaksinë tonë poetja, Emine Imeri, duke shtuar se ky është monologu i parë i saj që e ka realizuar me videoklip dhe gjithçka është autorësi e saj.

https://youtu.be/x4m4e85puws