Arrestohen xhihadistët që përdhosën Skenderbeun!


gjergj kastrioti skenderbeuKaçanik, 02 korrik 2014 – Policia e Kosovës në rajonin e Kaçanikut, të martën ka arrestuar dy personat (J. V. 40 vjeç dhe A. B. 37 vjeç), të cilët përdhosën dhe nënçmuan figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. “Të arrestuarit kanë kryer veprën penale, nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë hetimeve fillestare, sipas policisë, është konstatuar se të dyshuarit kanë postuar nëpër rrjete të ndryshme sociale një video-incizim, përmes të cilit shihet qartazi se të njëjtit e kanë përdhosur bustin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili ndodhet në oborrin e Gjimnazit në Kaçanik. “Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, me urdhër të prokurorit të Shtetit, kanë bastisur banesat e të dyshuarve, ku kanë konfiskuar një kompjuter dhe një telefon celular”, bën me dije Policia e Kosovës, duke shtuar se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.