Dragash, 26 prill 2017 – Pasi ishte mbjellë një pishë në magjistralen Zhur – Dragash, saktësisht në udhëkryqin e fshatit Rrenc, si tallje për institucionet që nuk po e riparojnë këtë rrugë, sot ka filluar sanimi i saj dhe, sipas asaj që i thanë redaksisë sonë punëtorët e kompanisë “Drini”, sanimi do të bëhet në gjithë aksin e kësaj arterie për Dragashin. “Rruga, në disa vende është në gjendje të mjerueshme dhe po mundohemi ta sanojmë. Do të bëjmë aq sa edhe jemi kontraktuar të bëjmë”, tha shkurt për redaksinë tonë një punëtor i kësaj kompanie.
Arnohet rruga – Aty ku u mboll pisha!
POSTIMI PARAPRAKReagon IMK-ja – Hiqni dorë nga ngulfatja e fjalës së lirë!
POSTIMI I RADHËSArrihet pajtueshmëria – Nxënësit e Blaçit nesër në shkollë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.