Dragash, 06 maj 2016 – Мinistri i Punës dhe Çështjeve sociale në qeverinë e Serbisë, Аleksandar Vulin, sot do ta vizitojë trevën e Gorës, në komunën e Dragashit, ku do të merr pjesë në festën e madhe që shënon popullata e kësaj ane, e cila njihet si “Vllashko”, por që për Serbinë dhe përkrahësit e tyre quhet “Gjurgjevdan”. Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra e ministrit Vulin në Beograd, duke potencuar se “vizita e kreut të këtij dikasteri serb ka për qëllim pjesëmarrjen në shënimin e Gjurgjevdanit dhe Ditës së Komunës së Gorës”. Sipas këtij njoftimi, Vulin do të arrij nw Gorë rreth orës 14:00, ku do të pritet nga krerët e kësaj komune paralele, si dhe organizatat tjera të cilat merren me organizimin e këtij manifestimi.
Së fundmi, kjo datë është futur edhe në Kushtetutën e Kosovës, si “Dita e Goranëve”, në bazë të kërkesës së kësaj popullate, pasi u vendos që secila etni në Kosovë ta gëzojë një ditë kombëtare. Megjithatë, këtë festë e kremtojnë të gjithë banorët e kësaj zone, pavarësisht nëse janë deklaruar goranë apo boshnjakë. Madje, në këtë tubim marrin pjesë, në cilësinë e spektatorit, edhe shumë shqiptarë nga treva e Opojës dhe më gjerë.
Aleksandar Vulin sot qëndron në Gorë të Dragashit!
POSTIMI I RADHËSQytetarët duan medie të pavarura dhe profesionale!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.