Shkodër, 09 korrik 2014 – Katër automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë, i cili ka ndodhur pasditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës. Nga përplasja është përfshirë nw flakë një autobus me targa të Kosovës, njoftojnë mediat e Shqipërisë.
Mësohet se drejtuesi i autobusit ka arritur të frenojë në kohë, ku edhe ka nxjerrë jashtë të gjithë udhëtarët, perveç njerit që nuk ka mundur të dilte, pasi ishte i plagosur. I plagosur ka mbetur edhe një person tjeter, drejtuesi i automjetit “Xhip”, i cili gjithashtu ishte përfshirë në aksident. Ai kishte mbetur i bllokuar brenda në automjet për disa minuta. Është dashur ndërhyrja mekanike, për ta shqyer automjetin, në mënyrë që të nxirrej jashtë saj i plagosuri.
Dy të plagosurit janë shpënë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërkohë që policia po i kryen hetimet për të kuptuar shkakun e këtij aksidenti.