AAK-ja inicion mocionin për rrëzimin e Qeverisë?

aleanca ardhmeria kosovaPrishtinë, 13 shkurt 2014 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur iniciativën për ngritjen e një mocioni mosbesimi për Qeverisë së Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se do të takohet sot me Ismet Beqirin e LDK-së dhe Visar Ymerin e Vetëvendosjes, ndërsa janë duke kërkuar edhe përkrahjen e deputetëve të pavarur, raporton RTK, sipas së cilit, Gjini ka thënë se, nëse do të iniciohet mocioni, atëherë do të jetë i tri partive, dhe jo vetëm i AAK-së. Ai ka thënë se ende nuk ka filluar marrja e nënshkrimeve, pasi janë në bisedime me partitë tjera opozitare, para se ta iniciojnë mocionin e mosbesimit.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply