Dragash, 30 janar 2014 – Inspektorë nga Prizreni, të shoqëruar edhe nga policia, paraditen e sotme e kanë çaktivizuar një operator kabllor të televizioneve, i cili për disa vjet vepronte me seli në fshatin Bresanë të Opojës, në komunën e Dragashit.
Ndërmarrjes që vepronte me emrin “Besa”, i janë konfiskuar të gjitha pajisjet teknike, me të cilat bënte shpërndarjen e dhjetëra kanaleve televizive, me një çmim mujor prej 5 euro. Arsye për këtë ndërprerje të veprimtarisë, thuhet të jetë shpërndarja ilegale e kanaleve televizive në fshatrat Bresanë, Kuklibeg, Blaç, Zgatar dhe së fundmi edhe në fshatin Zaplluxhe.
Banorët e Bresanës thonë se firmën “Besa” e kishte hapur para 5 vjetësh një person me prejardhje nga ky fshat, por që jeton në Prizren. Ai tashmë nuk është parë në këtë fshat, ndërsa banorët kanë filluar të ankohen, se kanë ngelur pa asnjë kanal televiziv, pasi sinjali tokësor, ka kohë që nuk shfaqet në komunën e Dragashit. “Ne mbetëm keq, sepse ishim rehatuar me këtë shërbim, për të cilin paguanim një çmim të përballueshëm. Tani kemi ngelur pa asnjë kanal televiziv, sepse kanale tokësore, kurrë nuk kemi pasur. Madje, kemi paguar për disa vjet edhe haraç për RTK-në, por që ky televizion nacional, kurrë nuk e mbuloi komunën tonë”, tha për Radio Sharrin, njëri nga banorët e Bresanës, duke paralajmëruar se fshati do të mbushet sërish me antena satelitore, si dikur.
Shkyçet operatori kabllor – banorët ngelin pa sinjal televiziv!
POSTIMI PARAPRAKKjo është marrëveshja, PDK – CDU!
POSTIMI I RADHËSAdem Hoxha: “Ja pse votuam kundër drejtorive të reja”
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.