Komuna e Dragashit pritet ta shënojë bujshëm 28 Nëntorin

Komuna e Dragashit pritet ta shënojë bujshëm 28 Nëntorin

Dragash, 25 nëntor 2019 – Drejtoria komunale e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Dragashi, ka njoftuar se, në kuadër të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, do të organizojë shumë aktivitete të ndryshme në nderim të kësaj dite. “Të mërkurën, më 27.11.2019, me fillim nga ora 11:00, në oborrin e Muzeut Etnologjik në Dragash, do të mbahet programi kulturo-artistik kushtuar Ditës së Flamurit. Më pas, duke filluar nga ora 15:30, do të organizohet futbolli i vogël me shkollat e futbollit nga Kosova dhe Shqipëria, në Qendrën Sportive “Aroma Sport”, në fshatin Buzes”. Ndërkaq, më 28 nëntor, me fillim nga ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit do të mbahet Akademi solemne kushtuar kësaj feste, për të vazhduar më pas me vendosjen e kurorave në shtatoren e Adem Jasharit, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe”, ka njoftuar për redaksinë tonë drejtori i këtij dikasteri, Lirim Hajredini.