Shkruan: Silvana BEGAJ
• Zhvillimet politike të viteve të fundit në Ballkanin e trazuar, jep një tablo, jo vetëm të rrezikshme, por edhe një shembull të jashtëzakonshëm për gabimet me pasoja edhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Problemet e pazgjidhura të popujve ballkanikë, territore të kontestuara, pakicat kombëtare në shtetet fqinje dhe padrejtësitë historike kanë sjellë Gadishullin Ilirik, prapë në një situatë, jo vetëm të rrezikshme, por edhe nevojën për një riorganizim të ri politiko-territorial. Në gjithë këtë mish-mash territorial, shqiptarët kanë mbetur edhe në kohën e tanishme, humbësit më të mëdhenjë, krahasuar me popujt tjerë.
Serbia, jo vetëm që mban territore të popujve tjerë, por edhe me ndihmën e qëllimshme ose jo, ka krijuar një shtet brenda shtetit, Republikën Serbe në Bosnjë. Gati se në të njëjtën formë kanë vepruar edhe kroatët me etnitetin e tyre brenda Bosnjës. Në anë tjetër, populli artificial titist, maqedonasit, pavarësisht zgjidhjes së problemeve me Greqinë rreth emrit dhe integrimeve por edhe “zgjidhjes” së problemeve me popullin shqiptar autokton që përbën gjysmën e popullatës në shtetin e tyre, maqedonasit me të madhe po iu kthehen rrënjëve, duke u paisur me shtetësi bullgare dhe duke u deklaruat si bullgarë.
Greqia, me shumicën e territorit në dëm të popujve tjerë e sidomos shqiptarëve, jo vetëm ë është shteti më i zhvilluar në rajon, ekonomikisht dhe ushtarakisht (pas Turqisë), është edhe vendi i parë i rajonit si anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe, asnjëherë nuk ndalet së treguari muskujt nacionalist dhe pretendimet e mëtejme territoriale, shpesh edhe duke përdorë politikat e presionit karshi popujve tjerë, të cilëve në kohë të ndryshme iu ka aneksuar territore.
Një politikë krejt ndryshe karshi shqiptarëve e ka ndjekur Mali i Zi, pas ndarjes nga Unioni Serbi-Mali i Zi, ndonëse shqiptarë atje, edhe pse kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit, nuk kan të drejta dhe zëri i tyre është krejt i humbur, edhe për shkak të përçarjeve brenda përbrenda. Në të gjitha zhvillimet e përmendura, e që janë vetëm një përqindje e vogël e shumë zhvillimeve tjera, ka munduar “lojtari” kryesor, Shqipëria. Zhvillimet politike jodemokratike dhe për interesa të ngushta klanore e personale, ndasitë ekstreme brenda blloqeve politike, mos vazhdueshmëria e një drejtimi të mirëfillt dhe të studiuar, jo vetëm për zhvillmet brenda, por edhe për shqiptarët jasht kufinjëve, zëri shqiptar ka mbetur i humbur në hapsirë, pa ndikim dhe duke dëmtuar çdo ditë e më shumë vetveten, si shtet por edhe si komb që jeton në shtetet tjera, në hapsira të aneksuara nga fqinjët. Në kohën kur popujt dhe shtetet integrohen dhe investojnë miliarda euro për të integruar popujt e ndryshëm brenda shteteve, Shqipëria merret me shitje të lejeve të ndërtimit, shitjen e pasurisë natyrale për përfitime të grupeve mafioze-politike, mos interesimin absolut për ndërtimin dhe zhvillim të vazhdueshëm për shqiptarët jashtë kufijëve e ka sjellur Shqipërinë dhe shqiptarët në një situatë amorfe, pa ndikim, duke i dëmtuar interesat mbarëshqiptare.
Si shtet anëtar i NATO-s dhe me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, jo vetëm ekonomik, Shqipëria përdor shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës, vetëm si nocion por jo si pjesë e pandarë e trungut kombëtar dhe si interesi më i madh kombëtar.
Nuk i përmenda shqiptarët e Çamërisë, për shkak se ata nuk ekzistojnë as si nocion gjeografik e as si pjesë e kombit, për shkak të vasalitetit politik dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme greke për votë kundër apo edhe votë veto në institucionet europiane.
Në vend se të përkrah shqiptarët në vendet e lartëcekura, duke iu ndihmuar për fuqizim dhe ndikim në vetë shtetet ku jetojnë, Shqipëria e të gjitha qeverive të majta apo të djathta shqiptarët jashtë shtetit, por edhe mërgimtarët, përdorin vetëm si “Jokera” kur ju duhen atyre për politika ditore.
Po të kishte një platformë të mirëfilltë kombëtare, atëherë, pa asnjë pikë dyshimi, Shqipëria, jo vetëm që do ishte faktor në rajon, por edhe në Evropë.
Përkrahja dhe fuqizimi i shqiptarëve në Mal të Zi dhe Maqedoni në vetë zhvillimet politiko- sociale në vendet e tyre, mund të jetë ndikim real shqiptar edhe në institucionet ndërkombëtare, përmes votës, realisht Shqipëria, duke fuqizuar shqiptarët e saj, përveç Kosovës, pas vetes mund të ketë edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe në këtë formë, përveç fuqizimit të faktorit shqiptar, ndihmon edhe shqiptarët në Luginë që çdo ditë e më shumë po shprëngulen nga trojet e tyre shekullore por të hap edhe çështjen e Çamërisë dhe të çamëve që vazhdojnë të mbeten në terr dhe të pa trajtuar asnjëherë. Në këtë rast, pavarësisht fuqisë që ka sot, Shqipëria me shqiptarët vendimmarrës në shtetet fqinje, do të përdornin ndikimin e tyre dhe të tregojmë fuqinë reale politike në rajon, karshi armiqve shekullorë por edhe miqve. Shqipëria i ka humbur me kohë mundësitë, megjithatë, në zhvillimet e tanishme evropiane, rritjen e nacionalizmit tek shumica e kombeve evropiane si dhe ri-pozicionimi global i shteteteve, i jep Shqipërisë edhe një shansë të artë, jo vetëm të respektoj kombin, por edhe te rrisë ndikimin në të gjitha zhvillimet globale. Krahas këtyre, Shqipëria, duke shfrytëzuar në të mirë të zhvillimit pasuritë e sajë, duhet të rris investimet në masë të madhe në industrinë e mbrojtjes dhe në modernizimin e ushtrisë, pse jo edhe blerjen e armatimit dhe ngritjen në ajër edhe të avionëve luftarakë mbrojtës, të cilët mund t’i blejë me një politikë të mençur të ndarjes dhe ruajtjes së buxhetit. Pra, në garën momentale ndërkombëtare, krah për krah me aleatët tanë sidomos SHBA-në si aleat i veçantë, të tregojmë edhe ne muskujt tanë, jo vetëm politik por edhe si faktor i fuqishëm në zhvillimet ndërkombëtare ekonomike, të sigurisë ushtarake por duke bërë kështu edhe rikthim të dinjitetit tonë kombëtar si faktor real në Evropë e më gjerë.
(Autorja ka studiuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Aktualisht punon si ndihmës-pedagoge në Universitetin e Gavles, në Suedi. Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)