Burri vret gruan e tij – Reagon ashpër Kadri Veseli

Burri vret gruan e tij – Reagon ashpër Kadri Veseli

Prizren, 07 gusht 2019 – Një grua në Prizren është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti i saj. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth mesnatës, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren, ku fillimisht është raportuar për plagosje por mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës “Njësitë e hetimeve dhe krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra. Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar, ku është gjetur arma me 42 fishekë. Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer vrasjen e bashkëshortes”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë, duke sqaruar se Prokuroria Themelore e Prizrenit do të kërkojë paraburgim për 61-vjeçarin.
Për rastin në fjalë ka reaguar kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli, duke e dënuar ashpër këtë veprim. “Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë, si dhe me të drejtat themelore të njeriut. Gratë në Kosove kanë qenë në vazhdimësi subjekt i diskriminimit, abuzimit e dhunës. Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave t’i trajtojnë me prioriteti dhe përkushtim të veçantë”, ka shkruar Veseli në Facebook, duke shtuar se neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më.

KËRKO FJALËT