Digjet Posta dhe Zyra e Vendit në Krushe të Dragashit!

Digjet Posta dhe Zyra e Vendit në Krushe të Dragashit!

Dragash, 10 qershor 2019 – Zjarri e ka gllabëruar një objekt publik, në fshatin Krushe të Dragashit, në të cilin vepronin posta dhe Zyra e Gjendjes Civile. Lajmin e kanë bërë publik banorët e këtij lokaliteti, të cilët kanë thënë se, intervenimit të tyre, janë shpëtuar librat dhe dokumentacioni, por objekti është shkatërruar në tërësi.
“Zjarri ka shpërthyer në lokalet e postës, për tu zgjeruar më pas edhe në lokalet e Zyrës së Vendit, por që banorët kanë reaguar shpejtë dhe i kanë nxjerrë librat amzë dhe dokumentet tjera”, ka thënë ky burim për redaksinë tonë.
Mësohet se objekti ishte e vjetër, i ndërtuar në fillim të viteve të pesëdhjeta dhe kishte shërbyer për shumë institucione, si shkollë, bibliotekë etj.

POSTIMI PARAPRAK
POSTIMI I RADHËS