Rrahje në Brezne – Tre persona lëndohen!

Rrahje në Brezne – Tre persona lëndohen!

Dragash, 05 nëntor 2018 – Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një përleshje fizike që ka ndodhur të dielën në fshatin Brezne të Dragashit. Për këtë ngjarje ka raportuar sot Policia, ku thuhet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur, pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën për punën e kryer. “Janë përleshur mes vete tre persona, ku për pasojë kanë mbetur që të tre të lënduar dhe janë shpënë për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Njëri prej tyre është hospitalizuar kurse dy të tjerë janë liruar për tretman në shtëpi”, thuhet mes tjerash në raport, duke shtuar se njëri prej të përfshirëve në këtë rrahje po mbahet në arrest.

KËRKO FJALËT