Dragash, 04 maj 2018 – Nën organizimin e OVL të UÇK-së, e cila u mbështet nga Komuna e Dragashit, sot u shënua Dita e dëshmorëve të kombit, ku fillimisht u mbajt Akademi solemne, për të vazhduar me homazhe dhe vendosje kurorash dhe lule tek shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, si dhe në varrezat e dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buçe.
Në fjalimet e tyre, krerët e komunës dhe ata nga OVL e UÇK-së dhe familjarët e dëshmorëve, u tha se dëshmorët mbesin të pavdekshëm dhe nuk do të harrohen kurrë, pasi falë tyre Kosova frymon lirshëm dhe po zhvillohet gjithnjë e më shumë si shtet, ku të gjithë banorët e saj ndihen të barabartë.
Dragashi shënoi Ditën e dëshmorëve të kombit
POSTIMI PARAPRAKPërmbyset kamioni – Shoferi ndërron jetë (Foto)
POSTIMI I RADHËSKontrollohen autobusët e nxënësve – Gjendet pak drogë!