Përurohet libri “Marsi i Ditëlindjeve” – Dedikim për Besarta Jasharin!

Përurohet libri “Marsi i Ditëlindjeve” – Dedikim për Besarta Jasharin!

Skenderaj, 28 mars 2018 – Artistja dhe poetja që bëri bujë në recitimin e monologut, ku ajo u shndërrua në personalitetin e të mbijetuarës së vetme nga masakra që forcat serbe kryen në familjen Jashari, dje ka promovuar edhe librin “Marsi i Ditëlindjëve”, të cilin gjithashtu ia ka dedikuar Besartës.
Në promovimin e këtij libri të poetës, Emine Imeri, morën pjesë edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Fatbardha Haliti, si dhe drejtorë e këshilltarë të Komunës së Skenderajt. Në fjalimin e saj, poetja Emine Imeri tha se këtë libër ia ka dedikuar dëshmitares së luftës së lavdishme që u zhvillua në familjen Jashari, Besarta Jasharit, për të cilën tha se është ikonë e rezistencës.
Në promovim morën pjesë edhe akademikë, profesorë, doktorë shkencash, si dhe shumë shkrimtarë e poetë nga e gjithë Kosova. Gjithashtu, në promovim ishin të pranishme edhe motra e heroinës, Xhevë Lladrofci dhe deputetja Blerta Deliu, si dhe shumë personalitete të tjera nga mbarë vendi.