Prishtinë, 10 tetor 2017 – Qindra përkrahës të të drejtave të komunitetit LGBTI kanë marrë pjesë në këtë ngjarje që është zhvilluar në Prishtinë, nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Në paradë kanë marrë pjesë edhe drejtues të institucioneve të Kosovës, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe ambasadorë e udhëheqës të misioneve të ndryshme ndërkombëtare në Kosovë, si ambasadori i SHBA-së Greg Delaëie, ambasadori britanik Ruairi O’Connell, shefi i Misionit USAID, James Hope, shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova etj.
Parada e Krenarisë është mbajtur për herë të parë, pas tri marsheve, në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBTI. Për mbarëvajtjen dhe sigurinë e kësaj ngjarjeje të organizuar nga organizata të ndryshme, u përkujdes Policia e Kosovës, raporton – Kallxo.com
Parada e parë e Krenarisë në Kosovë, pa asnjë problem!
POSTIMI I RADHËSErdogan kërkon të rriten shkëmbimet tregtare me Serbinë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.