Dragash, 19 qershor 2017 – Tre persona janë lënduar, në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në qendër të Dragashit, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së paraparë për qarkullim nëpër vendbanime! Nga hetimet paraprake është konstatuar se dëmtimi i tepërt i dy automjeteve në momentin e përplasjes mes tyre, është pasojë e shpejtësisë së madhe.
Të lënduarit, për të cilët merret vesh se janë nga fshati Rrenc, janë trajtuar në QKMF-në e Dragashit dhe më pas janë shpënë në spitalin rajonal në Prizren, ku pas trajtimit mjekësorë janë lëshuar për tretman në shtëpi.
Aksident në qendër të Dragashit – Tre persona të lënduar!
POSTIMI PARAPRAKPunohet në rrugë duke e rrezikuar trafikun!
POSTIMI I RADHËSBehar Salihu e ruan vendin e parë edhe këtë vit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.