Xhakarta, 07 nëntor 2016 – Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, ka udhëtuar në Indonezi, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate ndërkombëtare, e cila do t’i zhvilloj punime nga sot e deri më 10 nëntor.
Sipas njoftimit nga vetë ministri Hyseni, në këtë asamble pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë, ku edhe Kosova ka aplikuar. “Me ftesë të drejtorit ekzekutiv të INTERPOL-it, jam në Indonezi, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 85-të të INTERPOL-it, e cila do t’i zhvilloj punime nga data 7 deri më 10 nëntor. S’bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së Shpend Maxhuni dhe Muhamet Brajshorin nga MPJ kemi zhvilluar një varg takimesh me interes për procesin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Këtë vit asambleja po diskuton vetëm për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese por nuk pritet të vendosë apo votojë për asnjë aplikacion. Janë edhe dy kërkesa tjera pos asaj të Republikës së Kosovës, për të cilat do të vendoset në njërën nga asambletë e ardhshme të INTERPOL-it”, thuhet në njoftimin e ministrit Hyseni.
Shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol
POSTIMI PARAPRAKDonald Tramp, president i ri i SHBA-ve!
POSTIMI I RADHËSVdekje e dyshimtë e aktivistit të Vetëvendosjes!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.