Dragash, 28 mars 2016 – Ndonëse nuk është bërë e ditur, nëse autoritetet e Kosovës ia kanë lejuar apo jo ardhjen në komunën e Dragashit, shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se të martën, më 29 mars 2016, do të qëndrojë në trevën e Gorës së Dragashit, me ç’rast do të pritet nga udhëheqësit e Komunës paralele të Gorës, me seli në fshatin Vraniç.
Burimet tona kanë marrë vesh se, përpos vizitës në administratën e kësaj komune paralele, Gjuriq do ta vizitojë edhe gjimnazin paralel në fshatin Mlikë, si dhe fshatin Brod, ku do ta vizitojë një familje në gjendje të rëndë sociale. Gjithashtu, burimet tona kanë mësuar se përfaqësuesit e partive serbe që veprojnë në Gorë, iu kanë bërë apel banorëve të kësaj krahine me popullatë myslimane, që ta presin sa më mirë drejtorin e “Zyrës për Kosovë e Metohi”, për t’ia bërë me dije se banorët lokalë janë të vendosur në mbrojtjen e institucioneve të Republikës së Serbisë në këto hapësira.
Njëherësh, banorët janë ftuar që në zgjedhjet serbe të votojnë për partitë që janë në koalicion me SNS-në e kryeministrit, Aleksandar Vuçiq.
Marko Gjuriq, nesër viziton Gorën!
POSTIMI PARAPRAKHidhërohet me Kuvendin e Dragashit – Ikën investitori!
POSTIMI I RADHËSDragashi dhe Gostivari hapin dyert e bashkëpunimit ndërkufitar
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.