Prishtinë, 19 shkurt 2016 – Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës po i zhvillon punimet në rrethana normale, pa gaz lotsjellës dhe në mungesë të opozitës, ai tashmë është bërë lajm në mediet ndërkombëtare.
Kjo, pasi që me herët situata ishte tensionuar, kur deputetët e opozitës, përkundër kontrollit që iu bë secilit në hyrje, kanë arritur sërish të fusin dhe ta aktivizojnë gazin lotsjellës për ta penguar punën në Kuvend, si kundërshtim ndaj marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë. Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, duke u thirrur në ligjin dhe rregulloren e kuvendit, ka përjashtuar nga seanca plenare të gjithë deputetët që tentuan ta pengojnë mbajtjen e mbledhjes së parë të legjislativit, duke përfshirë edhe Ramush Haradinajn, Besa Baftiun, Donika Kadajn, Haxhi Shalën, Bali Muharremin etj. Por, mediet botërore sot raportuan për ngjarjen. Ndër to janë edhe prestigjiozet Daily Mail, RFE, Balkan Insight, Daily Star, Register Herald, ABC News, RT etj.
Kuvendi i Kosovës sërish lajm në mediet botërore!
POSTIMI PARAPRAKRamush Haradinaj dorëhiqet nga mandati i deputetit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.