Vushtrri, 10 nëntor 2015 – Në kuadër të bashkëpunimit midis Zyrave komunale për Barazi Gjinore të Dragashit dhe Vushtrrisë, një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Zyrës së Dragashit, anëtare të të kuvendit komunal dhe përfaqësuese të shoqërisë civile, si dhe volejbollistet e klubit të porsaformuar të Dragashit, sot qëndruan në Vushtrri.
Delegacioni i grave nga Komuna e Dragashit u prit nga kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin reciprok, si dhe i informoi ato me historikun, zhvillimin ekonomik dhe rrjedhat aktuale në Komunën e Vushtrrisë, ku dhe u zhvillua ndeshja e kthimit në volejboll në mes të volejbollisteve vushtrriase që bëjnë gara në Super Ligën e Kosovës dhe skuadrës së Dragashit. Gjithashtu, mysafiret nga Dragashi vizituan edhe monumentet e trashëgimisë kulturore si dhe bënë një shëtitje përgjatë bulevardit “Adem Jashari” në qytetin e Vushtrrisë.
Gratë e Dragashit dhe Vushtrrisë thellojnë bashkëpunimin
POSTIMI PARAPRAKKujdes, punime në rrugë!
POSTIMI I RADHËSDjaloshi nga Dragashi, kampion në Zvicër! (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.