Prizren, 01 nëntor 2015 – Lajmi se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Turqisë (AKP) është duke udhëhequr në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në këtë vend, ka bërë jehonë edhe në qytetin e Prizrenit, ku në mbrëmje dhjetëra qytetarë kanë vërshuar në sheshin “Shatërvan” për të kremtuar fitoren e partisë së kryetarit aktual, Rexhep Taip Erdogan.
Këto zgjedhje në Turqi i ka përcjellë me vëmendje televizioni lokal i Prizrenit “Besa”, duke sjellë edhe pamjet e atmosferës që mbretëron në qytetin e Lidhjes Shqiptare.
Raportohet se tashmë është e sigurt se AKP i ka fituar zgjedhjet dhe se ajo do të mund ta formojë qeverinë e vetme, pa pasur nevojë për koalicion me ndonjë parti tjetër.
Në orën 17:00, sipas orës lokale, ka përfunduar në Turqi procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në këtë vend, ndërkohë që po vazhdon procesi i numërimit të votave.
Fitorja e Rexhep Taip Erdoganit, festohet edhe në Prizren!
POSTIMI PARAPRAKNjë muaj paraburgim për drejtorin, Nexhat Çoçaj!
POSTIMI I RADHËSQeni ia shpëton jetën foshnjës së hedhur në plehra!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
po festoni per isis e lere kete derr turk.ky do ta shkaterroj turqin siq beri gadafi me libin,asadi me sirin,mubaraku me egjiptin dhe ne ndihm ju dolen isis e shefqet krasniqa,hogje irfana.ne turqi nuk guxojn shqiptaret as emra shqip te ven ,por turli dauta,mamuta karamuta.asnji shkoll shqipe nuk egziston as madje klub shqiptare-si ne perendim ku nxenesit mesojn shqip.