Dragash, 28 shtator 2015 – Një kërkesë, për të cilën ishte informuar më herët Radio Sharri, se ndodhet në sirtarët e institucioneve paralele në trevën e Gorës së Dragashit, tashmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Bëhet fjalë për kërkesën, të cilën ia ka drejtuar Komunës paralele të Gorës, Safet Kushi, i cili në zgjedhjet e fundit garoi për të parin e Komunës së Dragashit.
Përmes kësaj kërkese, e cila mban datën 30 korrik 2015, Kushi ka kërkuar nga drejtuesit e kësaj komune paralele që ministri serb i Punës, Aleksandar Vulin, të shpallet qytetar nderi në Gorë.
Si arsyetim në kërkesën e tij, Kushi ka potencuar se Vulin më së shumti është kujdesur për goranët dhe Gorën, duke ofruar ndihmë për këtë popullatë në të gjitha sferat. Megjithatë, ndonëse është protokolluar një ditë pasi është shkruar, kërkesa e Kushit nuk është miratuar. Madje, siç mësojnë burimet tona brenda këtyre institucioneve paralele në Gorë, kërkesa e Safet Kushit është cilësuar si provokim dhe tentim që ky i fundit të dëshmojë lojalitet dhe simpati tek qeveria serbe në Beograd.
Vulin propozohet për qytetar nderi në Gorë! (Dokument)
POSTIMI PARAPRAKCeremonia “alla turka” për ushtarin, Husein Kutlu (Video)
POSTIMI I RADHËSKoha për rishikim të “Kushtetutës” së gjuhës sonë!