Prishtinë, 02 shtator 2015 – Kryeministri, Isa Mustafa, ka emëruar sot edhe gjashtë zëvendësministra në kabinetin e tij, pas konsultave me partnerët e koalicionit qeveritar. Në mesin e zëvendësministrave të rinj, në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar gorani, Nusret Hoxha, i propozuar nga Lista Serbe, sikurse edhe pesë zëvendësministrat tjerë që janë të propozuar nga kjo listë. Pos Nusret Hoxhës, Mustafa ka emëruar edhe Mirjana Jevtiqin – zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Milan Radojeviqin – zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Sllagjan Nikolçeviqin – zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Radolub Mladenoviqin – zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe Biljana Popoviqin – zëvendësministre e Financave.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Mustafa gjithashtu ka emëruar Ivan Tomiqin, si këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Lista Serbe rehatohet në qeveri me 6 zëvendësministra!
POSTIMI PARAPRAKShqipëria nuk mposhtet – Pa gola në Kopenhagë!
POSTIMI I RADHËSMustafa “ia shet” rripin e pantallonave, Remzi Ejupit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.