Dragash, 15 prill 2015 – Të mërkurën në mesditë, në zyrën e drejtorit të Administratës dhe Personelit të Komunës së Dragashit, Avni Nebiut, ka ndodhur një përleshje fizike.
Policia e Dragashit e konfirmoi rastin, duke potencuar se aktualisht po kryhen hetime rreth kësaj ngjarje. “Po hetohet ky rast dhe ende nuk ka një vendim nga Prokuroria, se si të veprohet me një qytetar, i cili ndodhet në polici. Ndërkaq, drejtori i Administratës komunale është liruar”, tha për Radio Sharrin një zyrtar në Policinë e Dragashit. Redaksia jonë ka mësuar se në polici ndodhet, Ymridin Halimi, nga fshati Blaç, bashkëfshatar i drejtorit të Administratës në Dragash, Avni Nebiut.
Në kërkim për ta kontaktuar komandantin e këtij stacioni policor, gazetari nga Radio Sharri nuk është pranuar në zyrën e tij, por një prononcim të shkurtër e ka dhënë një zyrtar tjetër policor. Ndërkohë, personi që po mbahej në polici ka tentuar të flasë me gazetarin tonë, por nuk i është lejuar.
Më pas, redaksia jonë ka kontaktuar drejtorin Nebiu, nga i cili është informuar se bëhet fjalë për sulm ndaj tij dhe se ai është detyruar të mbrohet. “Është futur në zyrën time dhe ka kërkuar sqarime se përse i është shkëputur energjia elektrike. Pastaj ka kërkuar sqarime se përse nuk është në listën e veteranëve të luftës, si dhe ka kërkuar sqarime se përse ka mbetur pa punë. Pas këtij sulmi verbal, ai më ka goditur dhe unë jam detyruar të mbrohem”, ka thënë Nebiu për Radio Sharrin, duke potencuar se ai nuk është kompetent për asnjërin nga këto probleme që ia ka shfaqur ky qytetar.
Përleshje fizike në zyrën e drejtorit të Administratës!
POSTIMI PARAPRAKOperacioni “Shigjeta” – Kjo është lista e veteranëve!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.